Celebrities Gossip

Jeni kuriozë të dini se çfarë e lidh Becky G me ikonën e filmave vizatimorë Dora eksploruesen?

Së fundmi artistja e njohur Becky G ka vendosur që të sjellë në rikujtesë një nga ikonat e filmave vizatimorë. Këngëtarja e hitit të njohur “Mala Santa” është shprehur se ndihet shumë e lumtur ndërkohë që po diskutonte me aktorin Diego Boneta në episodin më të fundit të serialit të saj në Facebook “Watch Face to Face” se Dora Explorer ishte forma e vetme e përfaqësimit që ajo pa duke u rritur.

E vetmja gjë që kisha duke u rritur ishte Dora dhe ajo ishte si një ikonë për mua, por unë nuk mora një princeshë. Nuk mora një superhero. Nuk mora asgjë.

Ajo gjithashtu foli për sjelljen e përfaqësimit të ‘Latinx’ dhe ‘LGBTQ’ në “Power Rangers” kur luajti Trini Kwan e njohur edhe si Yellow Ranger në pjesën e vitit 2017 të botuar në teatër.

Unë isha një fanse e madhe e “Power Rangers” kur u rrita. Por më kujtohet kur u bë një ndryshim që të kishte një “Power Rangers Latina” dhe ishte e tmerrshme, sepse kishte shtresa të Trinit, personazhit tim, që ishte e qartë se ajo po kuptonte se kush ishte.

Vlen të përmendet gjithashtu se para pak kohësh ylli i popit, Becky G dhe stilisti i saj Morgan Pinney duke qenë se ishte e përzgjedhur për t’u shfaqur në ceremoninë latine ‘Grammy’ në Las Vegas dhe më pas në ‘American Music Awards’, ajo kishte nevojë për një garderobë të denjë për këto momente historike të karrierës së saj.

Në ‘American Music Awards’, Becky mori në shtëpi çmimin për Artiste e preferuar Latine për të dytin vit radhazi. Ky moment kërkoi një pamje shumë të kuruar dhe prandaj këtë siguri Becky e gjeti në atë fustanin e shkurtër ngjyrë vjollce të Raisa Vanessa-s.