Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i muzikës pop Katy Perry tregon se ka jetuar në varfëri për shumë vite!

Ylli i muzikës pop, Katy Perry së fundmi ka treguar për mediat se në fëmijërinë e saj ka jetuar në varfëri. Pavarësisht se tani ka një pasuri me vlerë 530 milionë dollarëshe, këngëtarja foli për rritjen në një shtëpi të varfër.

A doni të flasim për ndihma ushqimore? Unë mund të flas për ndihmat ushqimore. 

Fëmijëria e saj e vështirë ndikoi në dëshirën për të vazhduar karrierën muzikore. Kështu, së bashku me motrën e saj më të madhe, Angela Hudson, ajo themeloi Fondacionin ‘Firework’ me synimin për t’u dhënë fëmijëve të varfër akses në art.

“Katy nuk ka lindur në një familje muzikore që kishte gjithë atë akses. Ajo punoi shumë për kaq shumë vite për të arritur këtu ku është”,-kishte deklaruar më parë motra e saj. Fondacioni ‘Firework’ ka pasur një ndikim të rëndësishëm. Më shumë se 400 nxënës të shkollave të mesme që morën pjesë në ‘Camp Firework’ patën mundësinë të mësojnë për shkrimin e këngëve, koreografinë dhe muzikën përmes një sërë aktivitetesh.

Katy madje merr pjesë vetë në aktivitetet e kampit sepse dëshiron të ndryshojë jetën e të rinjve në një mënyrë pozitive. Rikujtojmë, se seriali Peppa Pig është një nga karikaturat më të njohura në televizion. Ndërkaq, Perry do të luajë personazhin e zonjës Leopardis në një episod të ri që është planifikuar të dalë në 2024. Deadline raporton se zonja Leopardis do të shfaqet në episodin me tre pjesë “Peppa Pig Wedding Party Special”, me premierë në pranverën e vitit 2024.