Aktori i famshëm amerikan, Kellan Lutz, është bërë baba për herë të dytë. Lajmi është konfirmuar nga bashkëshortja e aktorit përmes rrjetit social Instagrami duke treguar me anë të një fotoje emocionuese se kanë mirëpritur një djalë të quajtur Kasen. Foshnja e tyre erdhi në jetë më 10 gusht.
Ndërkaq, në mbishkrimin e fotos shkruhej:
Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe lutjet. Shumë e bekuar dhe nuk mund të besoj që Zoti na ka dhënë një tjetër dhuratë të çmueshme.
https://www.instagram.com/p/ChSjmSeOiTO/?utm_source=ig_embed&ig_rid=878a95e6-f441-4126-8830-b6fc1bc9183f
Rikujtojmë se dyshja njoftuan në shkurt se vajza e tyre 1-vjeçare, Ashtyn, do të bëhej së shpejti me një vëlla. Kellan ka qenë më i njohur për publikun që nga roli i tij në filmin “Twilight”.
https://www.instagram.com/p/Cfm9VP9vFg2/?utm_source=ig_embed&ig_rid=eae20e2c-2291-4deb-a763-23a2b6084eaf