Film & Tv

Zac Efron pushton “Twitter”-in! Çfarë po ndodh me aktorin e njohur?

Në Twitter, ka lindur një debat që ka lidhje me aktorin e njohur, Zac Efron. E dini përse? Fansat e aktorit të famshëm kanë nisur të diskutojnë se në cilin nga rolet e tij ai është dukur më seksi. Ata kanë nisur të nxjerrin në pah disa nga momentet më të mira në karrierën e aktorit për të gjetur se në cilin nga rolet që ka përjetësuar në ekranin e madh është dukur më i bukur.

Deri më tani duket se fansat nuk kanë rënë ende në një mendje, ndaj Zac Efron është kthyer në trendin e “Twitter-it”. “Në ’17 again’ Zac Efron duket më seksi se në të gjitha rolet, ndaj duhet ta konsiderojmë si një kryevepër”,- ka shkruar dikush. “Më vjen keq, por Zac Efron në ‘Hairspray’ është në nivelin më të lartë”,-ka komentuar një tjetër.

Komentet kanë qenë të pafundme dhe askush nuk ka arritur në një përfundim kryesor. Megjithatë të gjithë bien dakord se në çdo rol ai është dukur shumë bukur, pavarësisht se me vitet ka ndryshuar shumë.

Edhe gjatë vitit që lamë pas Efron eksperimentoi shpesh me “look”-un e tij duke shkuar nga bjond deri tek gërshetat e vogla, por me çdo lloj modeli është dukur në formë perfekte.