Vetëm një javë pas ndarjes nga Shaun White, aktorja Nina Dobrev është parë në shoqërinë e Zac Efron, duke nxitur spekulime për një romancë të re.
Dyshja u fotografua në një jaht luksoz në Itali, ku po pushonin me miq të njohur si Chace Crawford, Miles Teller dhe partneret e tyre. Dobrev, 36 vjeçe, u shfaq me një kostum banje elegant, ndërsa Efron, 37 vjeç, tërhoqi vëmendjen me muskujt e tij gjatë notit dhe shëtitjeve me skuter uji.
Prania e tyre e afërt ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat nuk vonuan të komentojnë për kiminë e dukshme mes tyre.
Nina dhe Zac njihen prej më shumë se një dekade dhe janë parë bashkë që nga viti 2010, duke pasur edhe disa bashkëpunime, përfshirë një video stërvitjeje që bëri bujë për shkak të energjisë së tyre në skenë.
Kjo paraqitje publike vjen pas ndarjes së bujshme të Dobrev nga snowboardisti i famshëm Shaun White, me të cilin ishte fejuar dhe kishte plane për martesë.
Burime të afërta kanë treguar se ndarja u bë me “respekt të ndërsjellë dhe mirëkuptim”.
Për momentin, Dobrev duket se po shijon jetën dhe shoqërinë e miqve të saj – dhe sipas mediave të huaja, nuk përjashtohet që ajo dhe Efron të jenë në fillimet e një romance të re.