E ftuar sot në emisionin “Wake Up” së bashku me Orin dhe Islin ka qenë Drejtoresha e Përgjithshme e TKOBAP, Zana Çela. Jo vetëm për të na dhënë më shumë detaje për projektin e rëndësishëm që ka ardhur tani pas tre viteve që u nënshkrua Protokolli i Bashkëpunimit mes TKOB dhe “Regio di Parma” me drejtuese Ana Maria Meo njëkohësisht dhe Presidente e “Opera Europa” por edhe për rrugëtimin e TKOB deri më tani.
Prej 6 vitesh në krye të TKOB, ku sigurisht janë vënë në skenë vepra nga më të ndryshmet. Cila prej tyre i ka dhënë një tjetër dimension TKOB-së?
Në fakt kanë qenë të shumta veprat që janë realizuar dhe mjafton të them që ne ishim pa ndërtesën dhe godinën dhe si duket i ndezëm motorët dhe kemi realizuar 5-fishin e numrit të shfaqjeve krahasuar me mandatin e ish-drejtorit të kaluar. Veprat kanë qenë të shumta por referencë ndoshta është “Opera Carmen” që pati audiencën më të gjerë dhe pati shitjen më të madhe të biletave. Specialistët e “Reggia di Parma”-s erdhën këtu dhe panë nivelin e produksionit dhe të interpretimin në veprat. Pas kësaj vendosëm që do të rinisim dhe do të fillojmë një bashkëpunim me teatrin, i cili edhe do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Në dy vitet e ardhshme me dy tituj të tjerë “Traviata” dhe “Rigoletto”. Unë them që ndoshta veprat më të rëndësishme si produksione kanë qenë këto por edhe turnet e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve dhe si vepra të rëndësishme dhe të suksesshme do të shënoj baletin Zhizel sepse në të morën pjesë balerina të Shkollës së Baletit. Duam të integrojmë të rinjtë.
Zana Çela gjithashtu ka folur në lidhje edhe me kandidaturën e saj për të marrë sërish drejtimin e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe të Ansamblit Popullor. Për të marrë vesh më shumë dhe për të zbuluar platformën e saj mjafton të klikoni në këtë link.