Bota

“Zarf me plumba për Papa Frençeskun”,  alarm në “Selinë e Shenjtë”!

Policia italiane konfiskoi të hënën një zarf i drejtuar Papa Françeskut, që përmbante brenda tij tre plumba pistolete.

Sipas autoriteteve, zarfi u kap në një strukturë të klasifikimit të postës pranë qytetit verior italian të Milanos.

Punonjësit e postës thirrën policinë pasi skanuan zarfin, në qytetin e Peschiera Borromeo-s.

Policia deklaroi për Reuters se zarfi ishte dërguar nga Franca dhe i drejtohej adresës “Papës, Vatikanit, në Sheshin e Shën Pjetrit”.

Mbi zarf shkruhej: Papa – Qyteti i Vatikanit, Piazza S. Pietro në Romë. Pa asnjë të dhënë tjetër që mund të dërgojë tek dërguesi që kërkon të eliminojë Atin e Shenjtë. Dosja u konfiskua më pas nga Policia Italiane dhe ka nisur që të analizohet me detaje për të çuar efektivët tek dërguesi i saj.

Vatikani ende nuk ka lëshuar koment mbi ngjarjen, ndërsa lajmi i mirë është që pako nuk mbërriti në “Selinë e Shenjtë”