Celebrities Gossip Showbiz

Zayn Malik i bashkohet një aplikacioni takimesh për të njohur gra të kolme pas ndarjes nga Gigi Hadid!

Zayn Malik është regjistruar në aplikacionin e njohjeve WooPlus, një aplikacion i cili mundëson njohjen me gra më të kolme, tre muaj pasi u nda nga Gigi Hadid pas një grindjeje publike me nënën e modeles, Yolanda Hadid. Ish-ylli i “One Direction”, 28 vjeç, iu bashkua faqes, e cila e përshkruan veten si një platformë përfshirëse për njerëzit e lakuar për të gjetur dhe shijuar dashurinë.

Zayn tha për “Billboard” në vitin 2016 se i pëlqejnë femrat më të kolme, duke u shprehur:

Më pëlqejnë vajzat që janë paksa të bëshme në zona të caktuara, zonat e këndshme. Më pëlqen një grua më e kolme.

Aplikacioni përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës për të ndihmuar në verifikimin e përdoruesve të tij dhe një video e Zayn duke u kyçur në këtë aplikacion, ka bërë xhiron në rrjetet sociale. Ylli mund të shihet me një mjekër të madhe, duke tërhequr fytyrat për t’u përshtatur me emocionet e fytyrave të buzëqeshura. Duke e quajtur veten ‘Zed’ në aplikacion, ai e ka vendosur vendndodhjen e tij qytetin Ottaville në Filadelfia.

Zayn ka një histori takimesh me modele, pasi ka shijuar një romancë gjashtëvjeçare me Gigi Hadidin, me të cilën ka një vajzë 16-muajshe të quajtur Khai. Këngëtari ishte gjithashtu në lidhje me modelen Neelam Gill dhe ishte fejuar me Perrie Edwards. Paraqitja e tij në këtë aplikacion njohjesh me gra të kolme, vjen pak kohë pasi ai u nda me Gigin në tetor, pas një sherri publik me nënën e modeles.

Zayn nuk pranoi të kundërshtonte katër akuza për ngacmime në tetor dhe u dënua me 360 ditë provë në shërbim të komunitetit, një kurs për menaxhimin e zemërimit dhe iu tha se nuk duhet të kishte asnjë kontakt me Yolanda-n ose ndonjë roje sigurie që ishte dëshmitar i përleshjes. Incidenti ndodhi pas një sherri në shtëpinë e familjes në Pensilvani që ai e ka në bashkëpronësi me Gigin.