Celebrities Gossip Showbiz

Tensionet në familje sjellin ndarjen mes Gigi Hadid dhe Zayn Malik!

Gigi Hadid dhe Zayn Malik duket se tashmë janë ndarë pas gati gjashtë vitesh së bashku dhe një burim pranë tyre thotë se kjo ndodhi pas incidentit me nënën e Gigi-t, Yolanda Hadid. Burimi tha për “ET” se dyshja nuk janë më bashkë dhe kanë punuar miqësisht së bashku për të kuptuar se si të rrisin vajzën e tyre bashkë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ky është prioriteti kryesor për të dy. Burimi pretendon se Yolanda po shfaqej vazhdimisht pa lajmëruar dhe e paftuar dhe kjo çoi në një tension mes tyre, të cilin Zayn u përpoq ta zgjidhte me partneren e tij.

Zayn ndjeu se Yolanda po hynte në mes të gjërave. Zayn dhe Gigi janë të dy shumë të përkushtuar për të punuar së bashku për të rritur Khai dhe ata e duan atë me gjithë zemër.

Së fundmi këngëtari i njohur Zayn Malik vendosi që t’i përgjigjej të gjitha akuzave që kanë filluar që të qarkullojnë në rrjet. Ai është akuzuar se ka goditur nënën e partneres së tij Gigi Hadid, Yolanda Hadid dhe këtë e kanë konfirmuar disa burime shumë pranë tyre, të cilët edhe janë shprehur për gazetën e njohur ‘TMZ’ se Yolanda pretendon se është goditur nga Zayn javën e kaluar dhe se po e merr shumë seriozisht pjesën e paraqitjes së një denoncimi në polici në lidhje me këtë çështje.

Nga ana tjetër, disa kohë më parë supermodelja ka dhënë një intervistë, ku ndër të tjera u pyet si po e përjeton mëmësinë dhe për mënyrën si Zayn po përshtatet me familjen e saj. Ajo shprehet se është “truri” i familjes në bisedat që bëhen me të gjithë pjesëtarët në darka familjare.

Lidhur me Zayn, Gigi shpjegon se ai e kishte paksa të vështirë fillimisht të përshtatej dhe të gjente fjalët e duhura në debatet e diskutimet e ndryshme. Megjithatë, tani duket se këngëtari ia ka dalë mbanë ta menaxhojë tepër mirë situatën.