Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohen detaje të reja nga raporti i Brad Pitt me Emily Ratajkowski!

Brad Pitt dhe Emily Ratajkowski thuhet se kanë kaluar kohë së bashku. Të hënën në mëngjes, PageSix pretendoi se aktori 58-vjeçar dhe supermodelja 31-vjeçare e Versace janë takuar me njëri-tjetrin, por nuk janë zyrtarisht në lidhje.

Javën e kaluar u përfol në rrjetet sociale se bukuroshja brune dhe aktori po dilnin bashkë, por nuk kishte asnjë provë.

Njerëzit kanë spekuluar për këtë për një kohë. Brad nuk po takohet me askënd. Pitt dhe Ratajkowski janë parë disa herë së bashku.

PageSix nuk tha se në cilin qytet kanë kaluar kohë të dy, por ajo ka qenë në Nju Jork së fundmi dhe më pas javën e kaluar shkoi në Itali për shfaqjen e Versace. Të dielën Pitt ishte në Paris. Por duket se Emily nuk është e vetmja, pasi burimi i brendshëm tha se ai është parë edhe me njerëz të tjerë muajt e fundit.

Dhe më pas u shtua se ai në të vërtetë nuk po takohet me ndokënd në veçanti. Në gusht, revista OK pretendoi gjithashtu se Pitt po afrohej me Ratajkowski:

Ai i kërkoi asaj të dilte dhe ajo tha po.

Ndërkohë, Pitt është divorcuar nga Angelina Jolie, por ai ende po debaton me të për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.