Film & Tv Showbiz

Zbulohen detajet! Ja kur do të nisin xhirimet për “Black Panther 2”

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me filmin e ardhshëm amerikan ”Black Panther 2”, xhirimet e të cilit u ndaluan pas vdekjes së yllit, Chadwick Boseman. Vazhdimi ishte vendosur të fillonte prodhimin në mars 2021, por planet për filmin u vunë në pritje pasi Chadwick ndërroi jetë papritur pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë.

THR” raporton se “Black Panther 2” do të fillojë xhirimet në korrik 2021 dhe prodhimi do të vazhdojë në Atlanta. Asnjë plan nuk është zbuluar ende se si Marvel do të procedojë pa Chadwick, por një anëtar i ri i kastit është gjetur për vazhdimin.

Tenoch Huerta, i cili është më i njohur për punën e tij në serinë “Narcos”, është në bisedime për të luajtur “një nga antagonistët” në “Black Panther 2” . Lupita Nyong’o , Letitia Wright, Winston Duke dhe Angela Bassett do të kthehen të gjithë për vazhdimin dhe roli i Letitia pritet të jetë më i spikatur.