Film & Tv Showbiz

Zbulohen të nominuarit kryesorë për çmimet ‘Golden Globe’!

“Barbie” dhe “Oppenheimer” janë të nominuarit kryesorë për çmimet Golden Globe, me 9 dhe 8 nominime respektivisht. Kandidatë janë po ashtu “Killers of the Flower Moon” dhe “Poor Things”, me nga 7 nominime secili. Mes aktorëve kryesorë që pritet të rrëmbejnë nga një statujë ari, në ceremoninë që do të mbahet në Los Anxhelos me 7 janar të vitit të ardhshëm janë Emma Stone, Leonardo DiCaprio, Cillian Murphy dhe Da’Vine Joy Randolph.

Po ashtu, mes nominimeve për serialin më të mirë renditen “The Diplomat”, “The Morning Show” dhe “The Crown”. Margot Robbie dhe Ryan Gosling spikasin po ashtu si të kandiduar për aktorët, më të mirë protagonistë, për rolin e tyre në filmin Barbie. Rikujtojmë se Greta Gerwig do të marrë çmimin për regjisoren e vitit për suksesin e filmit “Barbie” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Palm Springs”. Ngjarja do të zhvillohet më 4 janar në qendrën e konventave të resortit në Kaliforni, SHBA. Presidenti i Festivalit Nashathar Singh Chandi tha se:

Greta Gerwig na solli përvojën kinematografike të vitit me ‘Barbie’, kombinimi i përsosur i komedisë, emocionit dhe aventurës që argëtoi dhe rezonoi me publikun, duke u bërë një gur prove kulturor në mbarë botën. Gerwig është një regjisore e talentuar dhe vizioni i saj është sjellë në jetë kaq të gjallë si nga skenari që ajo shkroi bashkë me Noah Baubach ashtu edhe nga bashkëpunimi i saj unik me ekipin krijues të jashtëzakonshëm, efektet vizuale të të cilit rivalizohen vetëm nga interpretimet e jashtëzakonshme të Margot Robbie, Ryan Gosling dhe i gjithë kasti. Jemi të nderuar që t’ia dorëzojmë çmimin për regjisorin e vitit Greta Gerwig.