Celebrities Gossip Music Showbiz

Zbulohet artisti i parë që do të jetë pjesë e edicionit të sivjetëm të Sunny Hill Festival!

Sensacioni i stilit afro-fusion dhe fituesi i çmimit “Grammy”, Burna Boy do të jetë pjesë e edicionit të sivjetëm të Sunny Hill Festival. Burna Boy, është konfirmuar si artisti i parë në Sunny Hill Festival 2024. Ai është vetëm një nga artistët e shumtë botëror që këtë vit do të perfomojnë në Prishtinë. Në skenën e edicionit më të madh deri më tani, Burna Boy do të ngjitet më 26 korrik. Emrat e artistëve të tjerë do bëhen të ditur gjatë javëve në vazhdim.

Organizatorët premtojnë edhe shumë befasi të tjera të mëdha për këtë edicion. Sukseset e Burna Boy nuk kanë të ndalur, këtë vit ai u bë i pari artisti i zhanrit afrobeat që performoi në “Grammy” dhe u shpall në mesin e 100 personave me më ndikim në botë nga “Times”. Në vitin 2021 triumfoi me albumin e tij “Twice as Tall” në kategorinë “Best Global Music Album”.

32 vjeçari, në vitin 2023 u bë i pari artist afrikan që shiti të gjitha biletat për koncertin që mbajti në stadiumin “Citi Field” në New York. Ndër vite Burna Boy ka punuar me artistë të njohur si Angélique Kidjo, Justin Bieber, Sia, Diddy, Sauti Sol, Jorja Smith, Youssou N’Dour, Sam Smith, Ed Sheeran, Damien Marley, Stormzy, Sarkodie etj. Është shpërblyer edhe nga BET, BRIT Awards, MTV Europe Music Awards, Soundcity MVP, MOBO Awards, Edison Awards, AFRIMA, All Africa Music Awards, Nigeria Entertainment Awards, The Future Awards. Këtë vit Sunny Hill do të mbahet nga 25 deri më 28 gusht. Në vitin 2022, koncerti përveç në Prishtinë është mbajtur edhe në Tiranë. Disa nga yjet e famshëm të pranishëm në “Sunny Hill Festival 2022” ishin J Balvin, Diplo, Skepta, AJ Tracey, Mahmood, Burak Yeter etj.