Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e Sunny Hill Festival 2025 në Prishtinë. Lajmin e bëri të ditur vetë artistja përmes një postimi në InstaStory, duke sqaruar se tërheqja nga festivali vjen për arsye personale.
Loredana ishte përfshirë fillimisht në listën e performuesve të publikuar më 16 maj, por emri i saj u hoq nga line-up-i i mëvonshëm, duke shkaktuar kureshtje dhe reagime nga fansat.
Me keqardhje nuk do të mund të jem pjesë e festivalit këtë vit për arsye personale, por jam e sigurt që do të jetë një përvojë e jashtëzakonshme për ju. Shpresoj ta vizitoj në të ardhmen!
-ka shkruar ajo, duke shprehur edhe krenari për zhvillimin e skenës muzikore në Kosovë.
Pavarësisht mungesës së saj, Loredana uroi që Sunny Hill Festival të vazhdojë të ofrojë një eksperiencë unike për publikun dhe artistët pjesëmarrës.