Teksa festivali “Sunny Hill” po afron, organizatori dhe themeluesi i tij, Dukagjin Lipa, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale për fenomenin e përhapur të kërkesave për bileta falas.

Në një sërë postimesh në Instagram, Lipa është shprehur i revoltuar me personat që, ndonëse jetojnë jashtë vendit apo kanë mirëqenie të lartë ekonomike, kërkojnë hyrje të lirë në një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon.
Asnjë nga ju nuk është rast social. Çdo fundjavë udhëtoni jashtë, shpenzoni për qejf në Evropë, por kur vjen puna për një festival që sjell artistë ndërkombëtarë në Prishtinë, mendoni vetëm si të hyni pa paguar,
-ka shkruar ai, duke kritikuar prioritetet e gabuara dhe mungesën e përkrahjes për eventet kulturore lokale.
Ai ironizoi faktin që shumëkush fokusohet më shumë në sigurimin e një bilete falas sesa në promovimin e festivalit dhe artistëve ndërkombëtarë që ai sjell në Kosovë.
Në fund, Lipa dha një mesazh të prerë:
Krejt Kosova nuk e nxen n’VIP!!!
Mesazhi i tij vjen si thirrje për ndërgjegjësim publik dhe mbështetje të drejtë për ngjarje që kontribuojnë në imazhin dhe zhvillimin kulturor të vendit.