Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohet data e publikimit të librit të Britney Spears!

Diva e muzikës pop Britney Spears do të publikojë kujtimet e saj të shumëpritura, ‘The Woman in Me’, më 24 tetor. ‘Gallery Book’ është shtëpia botuese së cilës i është besuar libri me kujtime i Spears. “Dëshmia bindëse e Britney-t në gjykatë tronditi botën, ndryshoi ligjet dhe tregoi forcën dhe guximin e saj frymëzues. Nuk kam dyshim se kujtimet e saj do të kenë një ndikim të ngjashëm dhe do të jenë ngjarja botuese e vitit. Ne nuk mund të ishim më krenarë për ta ndihmuar atë të ndante historinë e saj më në fund.”- tha për People Jennifer Bergstrom, Zëvendës Presidente dhe Botuese e ‘Gallery Books’.

Britney Spears do të publikojë në këtë libër kujtimet e 13 viteve që ajo ka qenë nën kujdestarinë e babait të saj. Këngëtarja ka nënshkruar marrëveshjen me shtëpinë botuese prej 15 milionë dollarësh. ‘Thë Women in Me’ është një histori e guximshme dhe shumë prekëse për lirinë, famën, amësinë, mbijetesën, besimin dhe shpresën e Britney Spears.

Rikujtojmë, se Spears ka deklaruar së fundmi se është goditur në fytyrë nga një roje sigurie që mbronte basketbollistin francez Victor Wembanyama në Las Vegas. Në një postim në mediat sociale këngëtarja u shpreh se incidenti ishte një “përvojë traumatike” për të cilën ajo ishte e papërgatitur. Nga ana e tij Wembanyama tha se ai “nuk pa se çfarë ndodhi”, por se dikush u shty. Së fundmi, ylli i muzikës pop ka reaguar në Instagramin e saj në lidhje me videon virale.