Bota

Zbulohet paraziti vdekjeprurës, Australia fut bletët në karantinë!

Miliona bletë në Australi janë futur në izolim dhe mijëra do të shkatërrohen pasi një parazit vdekjeprurës u zbulua në vend. Merimanga “varroa” u gjet për herë të parë në një port pranë Sidneit javën e kaluar, por që atëherë është pikasur dhe në një koshere 100 km larg. Përhapja kërcënon t’i kushtojë industrisë së mjaltit dhe prodhimit të ushqimit miliona dollarë.

Mbajtësit e bletëve brenda një zone të re të biosigurisë nuk do të jenë në gjendje të lëvizin koshere, bletë ose mjaltë deri në një njoftim tjetër. Australia ishte i vetmi kontinent pa merimangat “varroa”, të cilat janë kërcënimi më i madh për bletët në mbarë botën.

Dëmtuesit, të cilët janë përafërsisht sa një farë susami, dobësojnë dhe vrasin kolonitë duke u ushqyer me to dhe duke transmetuar viruse. Çdo koshere brenda 10 km nga vendet e infektuara do të shkatërrohet, ndërsa kolonitë brenda 25 km do të inspektohen dhe monitorohen.

Rikujtojmë, se disa kohë më parë studiuesit njoftuan se helmi i thumbit të bletëve vret me shpejtësi qelizat e dy tipeve të kancerit të gjirit. Shkencëtarët në Australia kanë përdorur në testime helmin nga më shumë se 300 bletë, si prodhuese e jo prodhuese mjalti, në dy tipe kanceri të vështirë për t’u trajtuar. Ata zbuluan se ekstraktet e helmit të bletëve ishin shumë të fuqishme dhe i vrisnin qelizat kancerogjene në më pak se një orë.

Një bletë e vetme mund të prodhojë pak mjaltë, por është bashkimi që bën fuqinë në këtë rast. Gjatë dimrit një lule “vizitohet” nga 10 mijë deri në 20 mijë bletë ndërsa me ardhjen e pranverës, numri rritet. Gjatë stinës së pranverës numri i bletëve shkon në 225 mijë dhe në mesin e verës ky numër bie në 90 mijë. Përgjatë një viti një koshere bletë mund të prodhojë 20-30 kg mjaltë, madje nëse stina është e mirë dhe zona është e favorshme bletët mund të prodhojnë deri në 40 kg mjaltë në vit.