Health & Beauty

Zbuloni se cilat janë 4 modelet e flokëve të shkurtër me baluke më ‘In’ të momentit!

Nëse ndonjëherë keni menduar që të prisni flokët e shkrutër apo të prisni baluke dhe më pas thjesht keni ndryshuar mendim atëherë ky është momenti i duhur për të guxuar dhe për të provuar këto modele.

Ka shumë variante dhe modele të prerjes së flokëve ‘bob’ me baluke që jo vetëm do t’i përshtaten llojit dhe strukturës së flokëve tuaj, por edhe stilit të jetës tuaj mbi të gjitha. Ja cilat janë katër modelet që do t’ju vijnë në ndihmë.

1. Modeli i flokëve ‘bob’ dhe ‘blunt’ me baluke

‘Blunt’ është gjithmonë një zgjedhje klasike e të gjithe vajzave për flokët e tyre. Nëse struktura e flokëve e lejon një model të tillë nuk duhet te ngurroni që ta provoni. Një ‘bob’ i hapur është ideal për dikë me flokë më të hollë. Nëse keni flokë me kacurrela thjesht do t’ju nevojitet pak më shumë stilim.

Nëse flokët tuaj nuk janë natyrshëm të drejtë, arritja e një përfundimi të lëmuar mund të kërkojë tharje flokësh me anë të nxehtësisë, për të nxjerrë në pah skajet e hapura dhe prerjen drejtpërsëdrejti. Nëse keni flokë të valëzuar ose të trashë dhe dëshironi të provoni këtë prerje të drejtë ‘bob’ duhet të kërkoni ndihmën parukierit.

2. Modeli i flokëve ‘bob’ me kaçurrela

Një ‘bob’me flokët kaçurrela dhe me baluke do të krijojë një pamje të mrekullueshme pa vështirësi dhe që do t’ia vlejë çdo përpjekje shtesë që mund të duhet për t’u stiluar. Ngjyra, lloji, dendësia dhe fija e flokëve, e gjithë kjo mund të përcaktojë se si do të pritet dhe stili duhet patjetër të konsiderohet si një faktor shtesë kur zgjidhni këtë pamje.

Me modelin e flokëve ‘bob’ me kaçurrela, parukieri do të duhet të rregullojë gjatësinë e prerjes bazuar në ngushtësinë e spirales se kaçurrelit për tu përshtatur më pas edhe me tkurrjen e tij.

3. Modeli i flokëve ‘bob’ me baluke të shkurtra

Një mënyrë e thjeshtë për ta bërë pamjen tuaj shumë më të bukur dhe më të ndryshme është që të eksperimentoni jo vetëm me gjatësinë e flokëve ‘bob’ por edhe me gjatësinë e balukeve.Nëse keni flokë të drejtë, baluket e shkurtra mund të jenë aq të lehta dhe thjesht t’ju krijojnë një stil krejtësisht unik.

Por gjithmonë duhet të siguroheni që të pyesni parukierin tuaj se çfarë do të funksionnte më mirë për llojin e flokëve tuaj dhe do të shkonte edhe me formën e fytyrës. Cilado qoftë forma për të cilën vendosni ju, ky model i flokëve do ta mbajë pamjen tuaj të freskët.

4. Modeli i flokëëve ‘bob’ me shkallëzim

Nëse jeni duke kërkuar për një prerje që është pak më e gjithanshme, provoni shkallëzimin. Do të duken jashtëzakonisht bukur edhe pse kjo prerje ‘bob’ ende mund të ketë nevojë për një rifreskim herë pas here pasi duhet që gjithmonë të jetë një model në dukje i freskët. Prandaj kërkon pak mirëmbajtje. Duhet pasur parasysh se ky model u përshtatet veçanërisht më mirë atyre që kanë flokë me onde dhe flokë të dendur.