Health & Beauty

Zbuloni se kur është koha e duhur për të pirë qumësht!

Të gjithë ne jemi rritur duke dëgjuar përfitimet dhe të mirat që sjell konsumimi i qumështit. Aq shumë janë, sa për shumë prej nesh, pirja e tij ishte si ritual dhe pa dozë.

Përpos dozës, problemi qëndron tek koha e duhur se kur duhet konsumuar në mënyrë që përfitimi të jetë maksimal. Shumë ekspertë sugjerojnë që ditën tuaj ta nisni me një gotë plot me qumësht, kjo për t’i dhënë trupit energji, një nxitje të shëndetshme.
Por nga ana tjetër, disa të tjerë thonë se momenti i duhur për të pirë qumësht është gjatë natës, pasi ai lëshon një përbërje, “tryptophan”. Ndihmon në nxitjen e gjumit dhe ka aftësi për të relaksuar sistemin tuaj nervor.

Sipas një studiuesi të quajtur, Ayurveda, koha e duhur për të konsumuar qumësht është në mbrëmje. Quhet momenti i duhur sepse është i rëndë për t’u tretur dhe krijon efektin e ngopjes gjatë natës dhe ndihmon në rinovimin e trupit tuaj.
Mendohet se konsumimi i qumështit gjatë mëngjesit shkakton rëndim të stomakut, ndërsa pirja gjatë mbrëmjes ndihmon në nxitjen e gjumit dhe qetësimin e nervave.