Health & Beauty Lifestyle

Zbuloni se si t’i digjni 1,000 kalori për një orë!

Ushtrimet me intervale me intensitet të lartë ju ndihmojnë të ndërtoni qëndrueshmëri dhe ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori dhe yndyrë gjatë dhe pas stërvitjeve. Intervalet me sprint janë mënyra më e lehtë për t’u ushtruar sepse nuk kërkojnë asnjë pajisje të vetme dhe nuk keni fare nevojë të shkoni në palestër. Me ushtrime sprint (pra, vrap të shpejtë), ju mund t’i digjni rreth 400-500 kalori për vetëm gjysmë ore, por ushtrimet me intervale mund ta maksimalizojnë numrin e kalorive që digjni.

Ndryshe nga ushtrimet e gjata të qëndrueshmërisë, intervalet me sprint ju kërkojnë ta shfrytëzoni forcën maksimale për vrapime të shpejta e të shkurtra me periudha pushimi në mes intervaleve. Filloni duke i ngrohur muskujt e shpatullave, duarve, këmbëve, nyejve, etj., pastaj filloni sprintin me intervale. Ekspertët rekomandojnë të vraponi sa më shpejtë që mundeni për 30 sekonda, pastaj 1 minutë e 30 sekonda të ecni ose të vraponi me ritëm më të ngadaltë.

Hulumtimet tregojnë se një person mesatar bën pak më shumë se 5000 hapa në ditë, me disa raporte që tregojnë se mesatarja është deri në 3000. Edhe nëse shkoni në palestër disa herë në javë, mund të mos lëvizni mjaftueshëm për të mbajtur peshën tuaj në një interval të shëndetshëm. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë që të ushtroheni 150 minuta me ushtrime me intensitet të lartë gjatë javës. Por me 5000 hapa në ditë kjo është vështirë e arritshme.

Shtimi në peshë dhe një mënyrë jetese ku ju qëndroni vetëm të ulur mund të kontribuojë në përkeqësimin e shëndetit dhe shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, goditje në tru dhe rezultate më të dobëta të shëndetit mendor. Një mënyrë e mirë për ta mbajtur veten aktiv është që të bëni lëvizje të njëpasnjëshme. Gjatë kësaj kohe mund të ngriheni nga karrigia dhe të bëni disa lëvizje të lehta. Kjo mund të ndihmojë në luftimin e efekteve negative të qëndrimit ulur si dhimbja, ngurtësimi apo çekuilibri muskulor.