Celebrities Film & Tv Gossip

Zhaklin Lekatari, opinionistja e dytë në ‘BBV 2’!

Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të ‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, sektori i spektaklit dhe argëtimit është mbuluar më së miri edhe nga “Për’Puthen”, “Më lër të flas”, “S’e luan topi” apo edhe “Dancing With The Stars“, që është kthyer në show-n më të ndjekur tanimë. E teksa këtij të fundit është duke iu afruar finalja dalëngadalë, në Top Channel ka nisur prej kohësh puna për edicionin e dytë të “Big Brother VIP 2” dhe sonte filloi gjithçka.

Sapo ka nisur spektakli dhe kurioziteti për banorët dhe opinionistët e këtij edicioni padyshim është shumë i madh. Zëra pranë Top Channel kanë konfirmuar që sonte ka një opinioniste të re dhe kështu ndodhi.

Krah Arbër Hajdarit që ishte gjithashtu në pozicionin e opinionistit dhe edicionin e kaluar, është gazetarja Zhaklin Lekatari.

Jeni të surprizuar nga ky emër apo e prisnit?