Hailie Jade McClintock, vajza e reperit të njohur Eminem, ka ndarë për herë të parë ndjesitë dhe sfidat që përjeton si nënë e re, ndërsa rrit djalin e saj, Elliot Marshall McClintock, në një realitet të ndikuar nga fama dhe ekspozimi publik.
Në një intervistë ekskluzive për “PEOPLE”, 29-vjeçarja tregoi se përvoja e saj si nënë e ka bërë të reflektojë më thellë mbi mënyrën se si babai i saj, Eminem, e ka mbrojtur atë nga syri i publikut gjatë fëmijërisë.
Pas kaq shumë vitesh në vëmendje, e kam kuptuar sa e rëndësishme është të krijosh një balancë mes asaj që ndan me të tjerët dhe asaj që ruan për vete
-u shpreh Hailie.
Ajo pranoi se, tani që ka krijuar familjen e saj, ndjen më shumë lidhje emocionale me sfidat që ka përjetuar babai i saj gjatë rritjes së saj.
E kuptoj më mirë çfarë ka ndjerë ai dikur. Dua të ndaj momentet e bukura, sidomos tani që jam nënë, por njëkohësisht ndjej nevojën të mbaj disa gjëra vetëm për ne.
Hailie, e cila ka qenë gjithmonë diskrete me jetën e saj personale, po vazhdon të ndërtojë identitetin e saj si nënë, duke ndjekur shembullin e mbrojtjes dhe përkushtimit që mori nga babai i saj – një ikonë e muzikës rap, por mbi të gjitha, një prind i përkushtuar.