Debbie Nelson, nëna e reperit Eminem, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ajo ndërroi jetë më 2 dhjetor pas një beteje të gjatë me kancerin e mushkërive.
Lajmi për sëmundjen e saj ishte bërë publik për herë të parë në shtator të këtij viti.
Eminem, i cili tani është 52 vjeç, ka pasur një marrëdhënie të komplikuar me nënën e tij gjatë gjithë jetës.
Megjithatë, kur ai mori çmimin e yllit në Hall of Fame, Debbie e përshëndeti atë publikisht.
Marshall, nuk mund ta lejoj të kalojë kjo ditë pa të uruar për yllin në Hall of Fame… Të dua shumë. E dija se do të arrije atje. Ka qenë një udhëtim i gjatë
– shtoi ajo, duke shprehur krenarinë për arritjet e djalit të saj.
Në vitin 2019, babai i Eminem, Marshall Bruce Mathers Jr, vdiq në moshën 67-vjeçare.