280 mijë doza të vaksinës kundër gripit janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit, teksa kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e virozave.
Përmes një video të shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë, Eugena Tomini, drejtoresha e ISHP-së bën apel që qytetarët të bëjnë vaksinën kundër gripit.
LEXO EDHE: E thotë Gallup-i: 36% e shqiptarëve po kërkojnë aktivisht një punë të re!
“Me fillimin e sezonit të vjeshtës janë të pranishme dhe infeksoionet respiratorë. Personat obezë, policia e shtetit, mësuesit, personeli shëndetësorg ratë shtatzëna, fëmijët mbi 6 muaj- duhet të bëjnë vaksinën. Kryeni vaksinën në kohë që te jemi në një sezon sa më të mbrojtur dhe të kemi sa më pak forma të rënda të gripit”, tha Eugena Tomini.
Ajo që vlen të theksohet është risia e këtij viti, ku nëpërmjet e-albania të gjithë qytetarët mund të rezervojnë datën dhe orën për të kryer vaksinën për vete ose fëmijët e tyre.
LEXO EDHE: Numri i kredive të dhëna nga bankat u rrit me 52% për gjysmën e parë të vitit!
Ndërkohë për qytetarët që për shkak të sëmundjeve kronike nuk mund të paraqiten në qendra shëndetësore, mjekët dhe infermierët po ofrojnë vaksinimin edhe në shtëpi nëpërmjet kujdesit shëndetësor në banesë.