Gossip Showbiz

Valbona e mërzitur me Laertin për zinxhirin e shpëtimit, ai xhelozon për G-Banin? “Nuk të vjen zor…”

Prime-i i djeshëm i “Big Brother VIP” ka qenë i mbushur me dinamika të forta dhe emocione, por gjithçka mori një kthesë të papritur pas ngjarjes së zinxhirit të shpëtimit.

Ky moment shkaktoi shumë debate dhe pakënaqësi mes banorëve, ku Valbona u shfaq më e shqetësuar pasi Laerti nuk e shpëtoi atë.

Kjo situatë ka ndikuar shumë te Valbona, e cila vazhdimisht ka kërkuar llogari dhe ka shprehur pakënaqësinë e saj për këtë veprim.

Në mëngjesin e sotëm, tensionet kanë vazhduar. Valbona ka tentuar të sqarojë situatën me Laertin, duke iu afruar atij dhe duke folur me tone të larta, gjë që nuk i ka pëlqyer Laertin. Ai i ka kërkuar që të qetësohet dhe të mos i drejtohet me atë ton në mëngjes.

Por Valbona nuk është ndalur dhe i ka thënë atij se nuk e kupton si mund të talleshin me të, duke përfshirë edhe grupin e tij. Reagimi i Laertit ishte i ashpër, duke i kujtuar se ajo gjithashtu kishte kërkuar llogari për këngët me G-Banin.

A s’të vjen zor ty kur shkon pyet të tjerët pse bëjnë këngë me G-Banin? Kërkon llogari për G-Banin?

Kjo e ka irrituar edhe më shumë Valbonën, e cila ka reaguar duke thënë:

Për shpirt të babit, kjo ishte fjala e fundit që të them…

Komentet e ndërsjella kanë sjellë një situatë të tensionuar, ndërsa duket se marrëdhënia mes tyre po kalon një periudhë të vështirë, me Valbonën madje të prekur emocionalisht nga ngjarjet e fundit.

Ende nuk është e qartë se si do të evoluojnë marrëdhëniet mes tyre, por tensionet janë të dukshme dhe mund të shkaktojnë më shumë përplasje në ditët në vijim.