Vate Staka Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, është subjekti i radhës që do ti nënshtrohet Vetting-ut. Staka do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 25 qershor, ditën e hënë. Ky është prokurori i dytë në Shkodër, që do t’i nënshtrohet Vettingut, pas prokurores Besa Nikëhasani e cila nuk e kaloi Vetingun, pasi nuk justifikonte pasurinë.