Celebrities Film & Tv Gossip

“Vazhdoj e shpresoj që mund të jetë ndryshe”, Stelina e përlotur në Dhomën e Rrëfimit: Nuk di nëse Keijsi e ka shfaqur ndonjëherë dashurinë…

Stelina ka folur Dhomën e Rrëfimit në lidhje me raportin e saj me Kejsin. Ajo u shfaq e përlotur duke thënë ndër të tjera se në fakt Kejsi nuk ia ka shprehur ndonjëherë dashurinë.

Nuk e di pse vazhdoj dhe shpresoj se mund të jetë ndryshe. E kam provuar mjaftueshëm herë. E di më ka bërë përshtypje në fakt kur Keijsi ka pasur ditëlindjen nuk më ka ftuar të kishim një darkë vetëm ne të dy. Të them të drejtën nuk e di nëse e ka shfaqur ndonjëherë dashurinë. Kjo është një nga gjërat që mua më vret më së shumti, u shpreh Stelina në dhomën e rrëfimit.

Mbrëmjen e djeshme, Stelina dhe Keijsi darkuan së bashku, për të sqaruar raportin mes tyre. Por darka e cila dukej se ishte romantike, nuk shkoi aspak mirë. Teksa Lore u këndoi atyre këngë romantike apo disa banorë të tjerë thonin “puthje, puthje”, Kristi shkoi te tavolina e tyre dhe ua prishi darkën. Kristi iu drejtua Stelinës duke i thënë se ‘i vjen keq për të’ dhe shtoi ‘se ishte një gjë e parë, kaq bajate, e pështirë, gjëja më ordinere që kemi parë këtu’. Teksa Stelina nuk i kthente përgjigje, Keijsi nisi me ofendimet ndaj banorit. E banores nuk i ka pëlqyer fakti që Keijsi në vend që t’a largonte atë nga tavolina, ai i mbante muhabetin.