Showbiz

Vazhdojnë aludimet për ndarjen e çiftit Beckham, Victoria jep deklaratën e saj të parë

Ka muaj të tërë që në median rozë dhe shtypin e shkruar në vende të ndryshme të botës flitet për ndarjen e çifit të famshëm David dhe Victoria Beckham.

Edhe pse ata gjithmonë e kanë mohuar një gjë të tillë, ka diçka që i bën këta portale të shkuajnë pa fund rreth kësaj çështjeje.

Për herë të parë në një intervistë të dhënë së fundmi, stilistja e famshme u shpreh shumë e irrituar kundrejt këtyre gënjeshtrave.

“Jam shumë e irrituar që njerëzit besojnë trillime të tilla. Unë dhe David jemi për mrekulli, në këtë moment ai është në Londër duke u kujdesur për fëmijët” ,-u shpreh ajo.