Çështja e Teatrit Kombëtar, sot ka mbledhur në një tjetër takim, Kryebashkiakun Veliaj, artistë, urbanistë, arkitektë dhe zyrtarë të sigurisë. Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu përsëriti mbështetjen për shembjen e Teatrit. Sipas tij, “Godina aktuale nuk përmbush asnjë kusht teknik dhe paraqet rrezik për aktorët e publikun”. Në fokus të takimit janë kërkesat e komunitetit të artistëve ndaj specialistëve. Në emër të aktorëve të pavarur, Artan Imami tha se do të paraqesin peticion, që trualli i Teatrit, të mos i jepet privatit.