Provohet edhe shkencërisht nga Instituti i Mjekësisë Ligjore që 27 vjeçari rom në Korçë nuk ka vdekur si pasojë e dhunës policore. Deklarata u bë nga Zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko gjatë vizitës në shtëpinë e prindërve të të ndjerit Enea Ftoj. Megjithatë Kuko theksoi se do të vijojnë hetimet në lidhje me vdekjen e tij.