Bota

Vdesin dorë për dore përmes eutanazisë pas 7 dekadash martesë ish-kryeministri i Holandës dhe gruaja e tij!

Ish-kryeministri holandez Dries van Agt dhe gruaja e tij, Eugenie kanë ndërruar jetë te dy në moshën 93-vjeçare përmes eutanazisë duke mbajtur duart e njëri-tjetrit.”Më 5 shkurt, Dries van Agt vdiq në qytetin e tij të lindjes, Nijmegen, së bashku dhe dorë për dore me gruan e tij të dashur Eugenie van Agt-Krekelberg. Funerali u bë privatisht”.

Si Agt ashtu edhe gruaja e tij kishin patur përkeqësim të gjendjes shëndetësore për disa kohë përpara se të zgjidhnin të vdisnin. Ish-kryeministri në vitin 2019 pësoi një hemorragji në tru teksa mbante një fjalim në një ngjarje përkujtimore për palestinezët.

Eutanazia e dyfishtë, ose dy persona që marrin një injeksion fatal njëkohësisht, është ende relativisht e rrallë në Holandë, por ngadalë po fiton më shumë popullaritet. Ajo është e ligjshme në Holandë që nga viti 2002 në kushte specifike. Van Agt shërbeu si kryeministër midis 1977 dhe 1982 dhe ishte lideri i parë i partisë së Apelit Kristian Demokrat të Holandës.

Së fundmi, Parlamenti portugez miratoi një projektligj që dekriminalizon eutanazinë. Në tentativën e pestë për ta miratuar draftin nga Assembleia da República në Lisbonë, anëtarët e delegacionit kombëtar portugez votuan pro me një shumicë të qartë, 129 vota pro dhe 81 kundër. Katër përpjekjet e para rezultuan të pasuksesshme, si për shkak të vetos së ushtruar nga presidenti Marcelo Hebelo de Souza ashtu edhe prej kundërshtimeve nga Gjykata Kushtetuese.