Politikë

Veliaj i bashkohet turit të llogaridhënies së qeverisë

Turit të llogaridhënies të qeverisë i është bashkuar edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili së bashku me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ishin në Njësinë Administrative 8 në kryeqytet. Veliaj i bëri thirrje opozitës që të mos sabotojnë integrimin e Shqipërisë me kaseta të sajuara apo me protesta.