Vendet e Vishegradit refuzojnë pjesëmarrjen në një takim të BE-së për emigracionin, i planifikuar për të djelën. Për kryeministrat e Polonisë, Çekisë e Sllovakisë, ky takim synon t’i vijë në ndihmë Kancelares Gjermane. Angela Merkel është në konflikt të hapur me Ministrin e Brendshëm. Horst Seehofer i ka dhënë afat Merkelit që deri në fillim të korrikut të zgjidhë çështjen e emigrantëve. Në të kundërt, refugjatët e regjistruar njëherë në një vend të BE-së, duhet të dëbohen nga kufiri gjerman. Por, Merkel këmbëngul të gjendet një mënyrë që të marrë OK-in e Unionit.