Aktualitet

Venezuelë, Guaido humb imunitetin

Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido, ka sfiduar autoritetet që ta arrestojnë pasi Asambleja Kushtetuese vendosi t’i heqë atij imunitetin parlamentar. Dhoma legjislative e krijuar nga presidenti Nikolas Maduro dy vite më parë, deklaroi se kryetari i parlamentit dhe i opozitës duhet të hetohet për shkelje të vendimit të Gjykatës së Lartë për të mos dalë jashtë shtetit. Guaido u vetëshpall president i përkohshëm i vendit më 23 janar të këtij viti.