Tech Top Tech - News

Veo 3/AI krijon një gorillë që ka podcastin e tij dhe ja çfarë duhet të dimë ne…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Gorilla Veo 3

Më fal … por AI sapo krijoi një gorillë që ka podcast më të mirë se çdokush. Po flasim për Veo 3 – inteligjenca artificiale e re nga Google që prodhon video realisike, të çmendura… dhe ndonjëherë shumë më qesharake se ç’duhet!
Në TikTok ka plasur trendi i ri: “Gorilla Vlogs”. Duket sikur gorrilla sapo ka zbritur nga malet, ka hapur një kanal tiktoku dhe është bërë influencer. Po po – është ulur në tavolinë, me mikrofon përpara, dhe flet për “çfarë ndodh kur 100 burra e sfidojnë një gorillë në kafaz”. Përfundimi? Gorilla fiton, por me argumenta.
Veo 3 s’është më thjesht AI që sheh botën — është AI që e krijon atë. I jep një tekst: “një gorillë që flet për jetën në Tiranë me një zë si Dwayne Johnson” – dhe bam, del videoja! Me kamera lëvizëse, dritë dramatike, dhe gorillën që thotë: “Unë s’jam agresiv, thjesht po rri në territorin tim.”
Humori? I egër. Realizimi? Kinematik si në ndonjë film të “Christopher Nolan”. Dhe prit, ka më shumë: njerëzit kanë filluar të bëjnë reaction videos ndaj gorillave që bëjnë podcast, dhe gorrilat reagojnë ndaj reagimeve. Po jetojmë në një univers të krijuar nga AI ku çdo video është më qesharake se e mëparshmja.