Celebrities Gossip Showbiz

“Vera jo e bukur e Efit”, ja çfarë e mërziti ish banoren e “BBV2”!

Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’ që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private.

Ditën e djeshme Efi ka qenë e ftuar në emisinin “Shqipëria Live” dhe pas kaq kohësh pa marrë pjesë në intervista ka folur për jetën e saj private, profesionale dhe marrëdhënine me disa persona publikë. Efi ka treguar edhe si ka qenë kjo verë për të, ku dhe është shprehur se sa më shumë të jesh i njohur aq më e vështirë është të kalosh mirë.

Vera ime ka qenë e bukur me shoqëri në Shqipëri dhe jashtë, kam dashur ta evidentojë këto kohë Shqipërinë sepse sa më shumë publikë të jetë jeta jote aq më e vështirë është të kalosh mirë

A je bezdisur nga njerëzit?

Nuk mund të them bezdi po që sidoqoftë e ke mendjen si dukesh ca bën 

Efi ka treguar se ka marrë ftesë për të qenë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe se nuk e ka pranuar pasi nuk ka qenë rol kryesor.