Sport

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën!

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë të re, e kushtet e tij mund të plotësohen lehtësisht nga fondi arab i investimeve publike.

Një largim në fund të sezonit kur dhe kontrata e tij përfundon nuk do të ishte cudi, e Max Verstappen do ti jepte lamtumirën rrugëtimit me Red Bull. Holandezi dëshiron një aventurë të re, ku poashtu synim mbetet fitimi i trofeve, e diçka të tillë ia garanton Aston Martin. Aktualisht është e vështirë, por me hyrjen në lojë të fondit të investimeve publike të Arabisë Saudite, kushtet e pilotit më në zë mund të plotësohen lehtësisht.

Fondi i investimeve publike në Arabinë Saudite dëshiron të blejë një prej skuderive të Formula 1, duket se Aston Martin është në avantazh ndaj McLaren, e pritet që të kalojë në duar të arabëve plotësisht, pasi aktualisht ata kanë 20% të aksioneve.

Këta të fundit dëshirojnë që piloti i tyre të jetë Verstappen, për të cilin kanë dhe një ofertë. 264 milionë euro për 3 sezone do të përfitojë 27-vjecari në rast se pranon kalimin te Aston Martin.

Aston Martin premton po ashtu një makinë kompetitive në vitet e ardhshme, e cila do ti bëjë konkurrencë emrave si Red Bull apo McLaren. Verstappen deri më tani ka fituar 4 herë kampionatin botëror të Formula 1, i fundit ai në sezonin që lamë pas.

Sa i përket botërorit të ri nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, por është ende herët për të bërë parashikime.