Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është as sot i pranishëm në seancën për shqyrtimin e ankimimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kundër vendimit për pushimin e Vetting-ut ndaj tij. Ai ka dërguar një prokurë nga Turqia ku i jep të gjitha të drejtat avokatit të tij Sokol Harizaj për ta mbrojtur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Trupi gjykues e njohu si të vlefshme prokurën.