Ministria e Brendshme njoftoi se afati i fundit për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit për Vettingun në policinë e shtetit është data 7 maj. Për t’i ardhur në ndihmë këtij procesi, ministria e Brendshme bëri disa sqarime që lidhen me dokumentacionin. Ndër të tjera thuhet se formulari i vetëdeklarimit nuk ka nevojë për asnjë dokumentacion shtesë dhe nuk ka asnjë kosto financiare.