Pas rreth një ore, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, nis seanca për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Dy javë më parë, ajo u shty pasi Llalla nuk kishte dijeni e nuk pati plotësuar prokurën për avokatin e tij, Sokol Hazizaj. Komisioneri Publik apeloi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që vendosi të ndërpriste Vetting-un për ish-Kryeprokurorin. Kjo pasi Adriatik Llalla hoqi dorë nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar Apeli e rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i Drejtësisë.