Menjëherë pas 20 vjetorit të saj të martesës, Victoria Beckham u shfaq në kopertinën e revistës “Vogue” në Gjermani ku si rrallëherë foli për “Spice Girls”.
Ajo tregoi se i’u desh një kurajo e madhe për t’i thënë jo të shkuarit në turne me grupin edhe pse të gjithë e kanë pritur me padurim ribashkimin e tyre.
“Edhe pse Mel B tha se u ndje e zhgënjyer nga unë më lejoni të them se t’i thoja turneut ishte diçka për të cilën mu desh shumë guxim. Kuptova se ajo periudhë e jetës sime kishte përfunduar, nuk ndihesha më si më parë” ,-tha Victoria duke përfunduar se ajo kishte dëshirë të përqëndrohej vetëm tek familja dhe karriera si stiliste.