Këtë vit “Victoria’s Secret” është duke bërë revolucion.
Fillimisht me përfshirjen e modeleve të kolme dhe deri tek punësimi i një transgjinoreje në fushatën e tyre të fundit.
Këtë lajm e bëri të ditur vetë shtëpia e modës por edhe modelja në fjalë, Valentina Sampaio. Ajo ka qenë pjesë e fushatave të ndryshme për marka të famshme si “Vogue” apo “MiuMiu”.
“Mos ndaloni kurrë së ëndërruari” ,-shkruan ajo tek një ndër postimet e saj ku zbulon se është transgjinorja e parë që bëhet pjesë e “Victoria’s Secret”.