Ina dhe Keijsi janë mes banorëve të Big Brother VIP Albania që ndodhen në televotim, së bashku me Erikun dhe Mateon. Presioni i këtij televotimi duket se i ka afruar edhe më shumë dyshen, të cilët kanë shkëmbyer puthje dhe përqafime.
Sapo u zgjuan nga gjumi këtë mëngjes, Ina dhe Keijsi u panë në momente të ëmbla pranë njëri-tjetrit. Teksa Ina ndodhej përpara pasqyrës, e veshur me pizhame, ajo iu afrua Keijsit që ishte shtrirë në krevat dhe e puthi, ndërsa ai ia ktheu menjëherë me një përqafim. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, çifti shfaqet i afërt dhe i përqafuar, duke treguar se marrëdhënia mes tyre vijon të forcohet edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ndërkohë, miku i ngushtë i Inës, i ftuar në emisionin “Fan Club”, ka folur për gjendjen emocionale të nënës së banores, si edhe për opinionin që ajo ka lidhur me lojën e Inës brenda shtëpisë së Big Brother. Ai ka treguar se mamaja ndodhet në një gjendje të rënduar emocionale, për shkak të gjykimit që, sipas tij, i është bërë vajzës së saj. Megjithatë, ajo nuk ka shprehur asnjë opinion kundër marrëdhënies së Inës me Keijsin.