Celebrities

“I thashë do marr valixhet do iki”/ Bashkëshortja e Erikut sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre: Nuk isha dakord…

Ka folur për herë të parë në emisionin “Fan Club” bashkëshortja e Erik Lloshit, Romina, pas aludimeve se marrëdhënia e tyre është krisur për shkak të pjesëmarrjes së këngëtarit në BBV. Ajo sqaroi se fillimisht nuk ka qenë dakord me hyrjen e tij në “Big Brother”, por theksoi se tani e mbështet plotësisht. Megjithatë, Romina u shpreh se nuk i përkrah disa nga sjelljet e tij të agravuara brenda shtëpisë.

Nuk kam qenë kurrë dakord të futej në Big Brother. Jam larg televizionit dhe nuk e kam dashur. Kam dashur që jetën personale ta kisha timen dhe të mos isha në syrin e publikut.

Eriku ka pak temperament të vështirë, është shumë gjaknxehtë. Kjo ka qenë arsyeja pse i kam thënë të mos futej në Big Brother se njerëzit aty luajnë me çdo kartë. Ai është njëri shumë i drejtë dhe jo aq agresiv sa e portretizojnë. Eriku ka marrë ftesë dhe më parë dhe i kam thënë kategorisht jo, këtë herë nuk më dëgjoi. I thashë do marr valixhet dhe do të iki në shtëpi. Tashmë e mbështes totalisht, padiskutim. Tek Eriku ka gjëra që më pëlqejnë dhe disa që nuk i përkrah.