Celebrities Film & Tv Gossip

Video/ Ina zbulon kur ka ndodhur puthja me Keijsin: Ndodhi pak para se…

Ina Aderi është banorja më e re e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ajo hyri në shtëpi menjëherë pasi u shfaq në ekran një video e saj duke u puthur me Keijsin, e si pasojë disa banorë nuk e pritën ashtu siç duhej. Pamjet u shfaqën pasi Stelina vendosi që të hapte Kutinë e Pandores, e madje si disavantazh ajo do të jetë një banore e vetme me Inënë. Ndërkohë pas përfundimit të Prime-t të së shtunës, Ina i ka treguar Mirit më shumë për marrëdhënien e saj me Keijsin. Banorja më e re i tha se ata janë puthur në një lokal pak para se të futej në shtëpinë e “Big Brother” Keijsi, por i tha se kjo nuk i bën ata që të jenë çift. Ajo tha se nuk kanë qenë asnjëherë të lidhur dhe se ajo puthje ka ndodhur thjeshtë në një moment. Pjesë nga biseda:

 Miri: Po jeni të lidhur akoma? 

Ina: Nuk kam qenë ndonjëherë e lidhur me Kejsin…

Miri: Thjesht e puthe, domethënë…

Ina: Ne thjesht jemi miq sepse mund të kesh shkëmbyer puthje me dikë, por kjo nuk të bën të lidhur.

Miri: Pra nuk jeni lidhur në asnjë moment?

Ina: Jo, jo ne nuk kemi qenë kurrë të lidhur. Po, ka qenë një moment, asgjë më tepër…

Miri: Ishit në emision? 

Ina: Jo, jo ishte pas shumë kohësh pak përpara se të futej në Big Brother.