Bota Botë e Çuditshme

VIDEO/Qyteti i Thanh Hóa në Vietnam feston Vitin e Ri me një spektakël madhështor fishekzjarrësh!

Qyteti i Thanh Hóa në Vietnam festoi ndërrimin e viteve me një spektakël madhështor fishekzjarrësh. Qielli u ndriçua nga shpërthime shumëngjyrëshe që shënuan ardhjen e Vitit të Binh Ngo sipas kalendarit tradicional.

Mijëra qytetarë dolën në sheshe dhe rrugë për të ndjekur nga afër festimet. Pamjet e bukura u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e publikut brenda dhe jashtë vendit. Autoritetet lokale e cilësuan aktivitetin si një nisje të mbarë për vitin e ri dhe një moment bashkimi për komunitetin.