Auto & Moto

Video, si mund të tingëllojë motori i M3 së re elektrike së BMW!

BMW-ja gjermane po planifikon të prezantojë së shpejti M3 tërësisht elektrik dhe tashmë kanë bërë të ditur se si duhet të tingëllojë kjo makinë. Videoja tregon ecurinë e ekipit inxhinierik, kur bëhet fjalë për “tingullin e motorit” të rremë të modelit të ri M3. Nga fundi i videos, mund të shihen disa inxhinierë që tregojnë M3 të ri duke përshpejtuar dhe ajo që supozohet të imitojë tingullin e një motori SUS mund të dëgjohet përmes altoparlantëve.

Ndoshta ky tingull ndryshon nëse makina përshpejton më shumë dhe ndoshta BMW do të zgjedhë “ndërrim të rremë të marsheve”, siç bëri në modelin Hyundai Ioniq 5N. Tre video që supozohet të promovojnë makinën e re janë publikuar nga departamenti BMW M vetëm gjatë muajit dhjetor, kështu që me siguri do t’i shohim sërish derisa modeli të prezantohet zyrtarisht për opinionin.

Qendra e re Aeroacoustics and Electric Drive (AEC) ka filluar funksionimin në Qendrën për Kërkim dhe Inovacion (FIZ), e cila është pjesë e BMW Group. Kjo zëvendësoi tunelin e vjetër të erës aeroakustike, i cili kishte qenë në përdorim për gati 40 vjet. AEC përbëhet nga dy objekte që janë ndërtuar në një tunel. Godina e parë është një pjesë shumëfunksionale me punishte, pajisje testimi dhe matëse.

Objekti i dytë është një tunel unik ajri me gjatësi pak më pak se 100 metra, lartësi 45 metra dhe gjerësi 25 metra. BMW pretendon se është tuneli më i madh vertikal i erës akustike në botë, i cili është edhe më i qetë. E gjithë struktura, nga pllaka e dyshemesë me trashësi tre metra deri në fasadë, është e izoluar nga zhurmat e jashtme.