Bota

Video/ Tmerr në det! Anija shpërthen në flakë, 280 pasagjerë hidhen në ujë!

Një anije me 280 persona shpërtheu në flakë pranë brigjeve të Indonezisë, duke i detyruar pasagjerët e tmerruar të hidheshin në det të veshur me jelekë shpëtimi.

LEXO EDHE: Anija turistike përmbyset mes stuhisë në Vietnam/ Rritet bilanci tragjik i viktimave, shkon në 34 numri i të vdekurve

Momentet tragjike u kapën nga kamerat e telefonave celularë dhe qarkulluan në mediat sociale. Pamjet tregojnë zjarrin e madh dhe një re të dendur tymi që ngrihet në qiell.

Zjarri shpërtheu në anijen KM Barcelona, e cila po operonte në itinerarin Manado-Tahunda, sot rreth orës 13:30 sipas kohës lokale.

Pasagjerët filluan të bërtisnin nga paniku dhe të qanin nga frika. Të gjithë veshën jelekët e shpëtimit dhe, me ndihmën e ekuipazhit, u hodhën në det. Në fakt, fotografitë dhe pamjet filmike kapën shumë prej tyre duke lundruar në ujë, në përpjekje për t’u larguar nga anija që po digjej.

LEXO EDHE: “Përbindëshi i detit”? Kina po ndërton ekranoplan të ngjashëm me modelin sovjetik
Një video tjetër tregon një fëmijë të vogël që shpëtohet nga një burrë, i cili rrëfen incidentin e pabesueshëm. Ai e mban në krahë fëmijën e vogël që kollitet.

Shkaku i zjarrit është ende i panjohur. Tre anije shpëtimi, KM Barcelona III, KM Venecian dhe KM Cantika Lestari 9F, nxituan në vendngjarje, teksa për fat të mirë nuk raportohet për viktima.