Botë e Çuditshme

Video/Zbulohet kandili i detit GJIGANT!

Një video mahnitëse regjistroi pranë brigjeve të Argjentinës një meduzë të rrallë gjigante, Stygiomedusa gigantea, në thellësi 253 metrash. Trupi i saj në formë belushi arrin 1 metër diametër, ndërsa tentakulat mund të zgjaten deri në 10 metra.

Gjatë misionit, shkencëtarët e anijes Falkor zbuluan 28 specie të reja, përfshirë krimba, guaska dhe anemona detare, si dhe regjistruan koralin më të madh të njohur, Bathelia candida.