Aktori dhe regjisor Justin Baldoni ka ngritur një padi prej 400 milionë dollarësh kundër aktorëve Blake Lively dhe Ryan Reynolds, duke i akuzuar ata për shpifje dhe zhvatje, në një pasojë të grindjes së vazhdueshme lidhur me projektin e tyre të përbashkët “It Ends With Us”.
Sipas ankesës së marrë nga “Page Six”, Baldoni pretendon se Blake Lively, duke përdorur influencën e saj dhe të famës së bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, ka tentuar të ushtrojë kontroll të panevojshëm mbi filmin.
Në padi, Baldoni pohon se ai ishte ftuar në apartamentin e Lively në New York City, ku, përveç saj, ishin të pranishëm edhe Reynolds dhe një tjetër mik i famshëm i çiftit. Ai shprehet se gjatë bisedës, Lively kishte diskutuar ndryshimet e bëra në skenar, duke sugjeruar që ajo kishte ndërhyrë në drejtimin e Baldoni, duke e shtyrë atë të miratonte ndryshime që ndihmonin shumë në përmirësimin e filmit.
Pas takimit, Baldoni kishte dërguar një mesazh mirënjohjeje për Blake Lively, duke i thënë se ndryshimet që kishte bërë në skenën e çatisë ishin shumë pozitive dhe se ato do ta bënin filmin më interesant.
Ai gjithashtu theksoi se nuk kishte nevojë për ndihmën e Reynolds dhe mikes së Lively për të realizuar këtë.
Në përgjigje, Lively kishte thënë se ajo dëshironte që Baldoni të “fitonte” si regjisor dhe aktor, duke e siguruar atë që ata ishin të gjithë në të njëjtin ekip me të njëjtin qëllim.
Sidoqoftë, avokatët e Baldoni argumentojnë se ai ishte detyruar të dërgonte një mesazh të tillë, për shkak të presionit të ushtruar nga “dragonjtë” e Lively – Reynolds dhe Swift – dy nga personazhet më të famshëm dhe të pasur në botë.
Padia po ashtu përmend se Lively kishte nisur të përfshihej në procese krijuese dhe prodhimi, duke kërkuar kontroll më të madh mbi aspekte si veshjet e personazhit të saj, çka është jashtë normave të zakonshme për një aktor.
Në ankesën fillestare të Lively, ajo kishte ngritur akuza për shqetësim emocional dhe ngacmim ndaj Baldoni, për të cilat ai tani po kundërshton, duke kërkuar një dëmshpërblim të konsiderueshëm.